Pema me qershi
Fillojeni lojën sot me një gjëegjëzë për të përqëndruar fëmijën në aktivitetin që do të zhvillohet.
Gjëegjëzë “Rruqe-rruqe. Papa rruqe. Brenda dru. Jashtë e kuqe.
(Qershia)
Nëse keni në shtëpi mund të merrni një kokërr dhe ta përshkruajë fëmija: formën, ngjyrën, frut apo perim, ku rritet, si duket pema me qershi, çfarë shije ka, pos që e hamë çfarë mund të përgatisim me qershi etj.
Më pas, bashkë me fëmijën, për të modeluar pemën me qershi, mund të përdoren materiale të ndryshme: letër me ngjyra, role letre, ngjyra, plastelinë, salveta dekoruese me ngjyra, kapakë të kuq të shisheve etj.