Lojra me plastelinën prej brumi
Sot do ta mësoni një recetë të re për të bërë plastelinë të shëndetshme:
-
- 2 gota miell
- 1 gotë kripë
- ½ gote me ujë të vakët [gjysmë gote]
- 1 lugë gjelle vaj
- 2 lugë gjelle ngjyrë
Lejojeni fëmijën që t’i fusë duart në përgatitjen e plastelinës (pavarësisht moshës që ka ai/ajo).
Së bashku luani me plastelinën prej brumi. Fëmija le të luajë me të si të dojë.
Ju krijoni forma të ndryshme të thjeshta, një top, një shkop, një formë të çrregullt dhe kërkoni që fëmija t’ju imitojë…..ndërroni edhe rolet, ai/ajo le të krijojë një formë dhe ju e imitoni atë.
Jepini fëmijës materiale, objekte, lodra të ndryshme dhe le t’i fshehë brenda plastelinës, apo le t’i vendosë mbi të, etj.
Në fund futeni plastelinën në një qese dhe ruajeni në frigorifer për dy ditë.
Lani duart së bashku dhe pastroni vendin. Loja forcon muskujt e vegjël, koordinimin, imagjinatën dhe zgjidhjen e problemeve. Të gjitha këto bëhen duke u kënaqur.