Më shumë rreth platformës "Edukimi në Distancë Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0 – 6 vjeç"

Kjo platformë vjen për ju me qëllim që të jemi pranë jush në realizimin e aktiviteteve ditore me fëmijët tuaj në kushte shtëpie. Përmbajtja e aktiviteteve të prezantuara në këtë Platformë i stimulon fëmijët në zhvillimin e tyre në të gjitha fushat zhvillimore në varësi të moshës së tyre si në fushën fizike, njohëse, emocionale, matematikore dhe në atë të kreativitetit.
Po ashtu kjo platformë do të sjellë informata se si të flasim me fëmijët për COVID-19, do të ketë tema mujore, formularë monitorimi për edukatorë, shembuj të aktiviteteve të realizuara nga fëmijët, video të ndryshme dhe materiale që flasin për zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme.
Për fëmijët kjo periudhë e vështirë do të bëhet më e lehtë dhe më cilësore. Punoni bashkë me fëmijët tuaj gjatë aktiviteteve ditore të paraqitura në këtë platformë!
Kënaquni bashkë, luani bashkë, mësoni bashkë me fëmijët tuaj – ky është përfitimi më i mirë në këtë kohë të vështirë!
Ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe ju rekomandojmë që t’i zbatoni udhëzimet që na japin profesionistët për ta ruajtur shëndetin dhe për ta kaluar kohën së bashku, në mënyrë sa më të mirë. Platforma “Edukimi në Distancë” do të sjellë çdo javë gjëra të reja të cilat do t’u shërbejnë fëmijëve, prindërve/kujdestarëve ligjor dhe edukatorëve.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me partnerët dhe me ekspertët, do të jetë e gatshme t’u përgjigjet pyetjeve tuaja të cilat mund t’i parashtroni çdo ditë.

Rrini në shtëpi bashkë me fëmijët sepse vetëm kështu do ta tejkalojmë këtë pandemi në mënyrën më të mirë!

Statistika që nga lansimi i platformës


Vizita

Edukatorë të trajnuar

Raporte digjitale

Aktivitete te realizuara

Paraqitja në hartë e institucioneve parashkollore

 Sa janë ndarë të kënaqur prindërit/kujdestarët ligjor me platformën “Edukimi në Distancë Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0 – 6 vjeç”!