Vizatime me shkumës

Arti figurativ ka një larmi mundësish të bukura për fëmijët duke u dhënë atyre një shumësi materialesh për të shprehur fantazitë e tyre. Koha e mirë me diell është koha kur aktivitetet e artit në natyrë janë shumë të mirëseardhura për fëmijët.

Përdorimi i shkumësave me ngjyrë në vizatimet në trotuar është diçka ndryshe nga vizatimet e bëra në fleta pune, sepse këtu mundësia që të dalin jashtë kornizave është më e madhe. Ekspozimi në trotuar nga ekspozimi në mur është më ndryshe, dhe ky ndryshim shikohet nga një anë tjetër, pra nga lart.

Shkumësat me ngjyra, para se të përdoren, futen në një gotë me ujë që të vizatohet më lehtë në trotuar. Vizatimi i fëmijës bëhet sipas dëshirës. Prindi apo kujdestari mund të vizatojë diçka por pa e penguar hapësirën e fëmijës. Pasi të kenë përfunduar vizatimet, atëherë bëhet prezantimi i punimeve. Njëherë fëmija përshkruan vizatimin e tij/saj dhe pastaj prindi apo kujdestari prezanton vizatimin e tij/saj.

 

 

 

 

 

Në pamundësi që të realizohet aktiviteti në ambient të hapur atëherë mund të punohet brenda.

Fleta e punës mund të vendoset nën tavolinë duke e kapur me ngjitës letre. Fëmija vizaton sipas dëshirës së tij/saj. (Duhet pasur kujdes me lartësinë e tavolinës. Jo shumë e lartë ku fëmijës i duhet të zgjatë shumë krahun apo shumë e ulët që të jetë afër vizatimi me sy. )