Lulebora sjell pranverën

Materialet dhe mjetet: fletë A4 me ngjyrë të kaltër, të gjelbër dhe të bardhë, laps, ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: cilat lule na e lajmërojnë pranverën? Cilat lule i njeh nga këto që janë dhënë në fotografi (lulebora, zymbyli, zambaku, karafili, trëndafili)? Si dallohen lulet mes vete? Si duhet të kujdesemi për to? etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Merret fleta e kaltër dhe në të vizatohen vijat ku do të vendosen bishtat e luleve të bëra nga fleta e gjelbër apo që do të ngjyrosen. Prindi apo kujdestari ndihmon fëmijën të palos fletën A4 për të fituar katrorë të madhësive të njëjta. Në vijat e palosura fëmija pret katrorët. Prindi apo kujdestari palos fletën në trekëndësh. Çdo hap të palosjes e ndjek fëmija në fletën e tij/saj. Në lulet e tjera prindi apo kujdestari e ndihmojnë fëmijën vetëm duke e udhëzuar me fjalë (p.sh. fletën katrore palose në formë trekëndëshi etj.) Lulet e punuara nga fëmija me ngjitës ngjiten në vendet e caktuara për lule. Më pas priten edhe bishtat e luleve apo edhe mund të ngjyrosen me ngjyrë të gjelbër.

Sipas dëshirës mund të punohen edhe këto modele të luleborës.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.