Materialet e nevojshme: Nuk nevojiten materiale për realizimin e aktivitetit

Aktiviteti: Mënyra se si fëmija mëson t’i marrë vendimet për veten e tij do të ndikojë drejtpërsëdrejti në vetëbesimin e tij dhe në përzgjedhjet e gjërave të ndryshme në moshën më të rritur, andaj kjo përzgjedhje le të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mundësojani fëmijëve të vendosin për disa gjëra, në mënyrë që të ndihen të rëndësishëm  në familje dhe shoqëri.

P.sh., fillojmë me pyetjet që nga fillimi i ditës. A dëshiron mollë apo portokall? A dëshiron bluzën e zezë apo të kuqen? Sot është shumë ftohtë, a duhet të veshim bluzën e hollë apo bluzën më të trashë? Përveç marrjes së vendimit, fëmija do të arrijë t’i përvetësojë të gjitha ngjyrat, të mësojë çdo ushqim dhe çdo gjë tjetër që e rrethon. Do të kuptojë gjithmonë se çfarë duhet të bëjë në situata të ndryshme, të vendosë për gjënë e caktuar në kohën e caktuar.