Materialet e nevojshme: shkopinj të hollë, guaskë, fasule, pulla të vogla, ngjitës letre dhe letër të trashë

Aktiviteti: T’i mësojmë fëmijët të jenë të shkathët dhe të saktë në kryerjen e detyrave. Zhvillimi i përditshëm i aktiviteteve me shumëllojshmëri të materialeve bën që  fëmijët tanë të arrijnë një përvojë të shumëllojshme dhe shumë të nevojshme për trurin e tyre në këtë moshe. Kështu ata do të përgatiten para se të shkojnë në shkollat e tyre në performancë vizuale dhe zhvillimin motorik të duarve i cili do t’u shërbejë në aftësitë e të shkruarit. Mjetet të cilat mund t’i përdorni në këtë aktivitet janë nga më të ndryshmet, andaj ju mund të zgjidhni nga ato që keni mundësi t’i blini: shkopinj të hollë, guaskë, fasule, pulla të vogla, ngjitës letre dhe letër të trashë. Krijoni vija të drejta dhe të lakuara në fletë, mësoni fëmijën se si të filloj t’i vendosë materialet të cilat duhet të bëhen paraprakisht me ngjitës që të ngjiten në fletë në mënyrë të saktë. Përveç vijave standarde, ju mund të filloni pastaj edhe me punimin e objekteve të ndryshme (pemë, shtëpi, lule etj.).