Materialet e nevojshme: Hamer, plot ngjyra të ndryshme të lëngshme dhe brushë

Aktiviteti: Kreativiteti është një urë e të mësuarit, e cila e ndihmon fëmijën të bëhet person i zhytur në mendime, kureshtar dhe i sigurt me veten e tij kur shkolla të fillojë. Një mënyrë e rëndësishme e krijimtarisë fillestare është eksperimenti me artin dhe ngjyrat. Vendosni para fëmijës tuaj një hamer, plot ngjyra të ndryshme të lëngshme dhe brushë. Dalëngadalë, fëmija zbulon lidhjen në mes dorës së tij dhe brushës që mbanë në dorë, duke përjetuar fuqinë e shkak-pasojës. Imagjinoni sa emocion fëmija do të përjetojë. Dita ditës, shkarravinat e tyre do të bëhen më të kontrolluara, sepse në fillim fëmijët e moshës së hershme krijojnë artin e tyre, pastaj e emërtojnë me emrin e ndonjë kafshë apo njeriu. Dhe me vonë, duke i zotëruar çdo ditë këto aftësi, ata do të jenë në gjendje që fillimisht të kenë në mendje atë që duan ta krijojnë, pastaj atë do ta paraqesin në fletë të bardhë. Mbani në mend, duke u mundësuar fëmijëve të eksplorojnë dhe të kenë pavarësi në eksplorim, do të behën më të sigurt, më kompetent dhe më të zgjuar.