Treshi jam unë
Rezultati i pritur: Fëmija njeh dhe modelon numrin tre
Materialet dhe mjetet: dy fletë A4, kapakë të shisheve, plastelinë, kokrra misri, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren kapakët e shisheve apo kokrrat e misrit (rruaza) dhe kërkohet nga fëmija të grupojë nga tre kapakë apo kokrra misri. Prindi apo kujdestari, në një fletë A4 vizaton numrat nga 1 deri në 6 dhe i prenë në pjesë të barabarta në gjashtë pjesë si karta.
Kartat e përgatitura kthehen përmbys dhe fëmijës i kërkohet të gjejë numrin për sasinë e kapakëve. P.sh., i thuhet: “Gjej numrin e tre kapakëve!”. Pas gjetjes së numrit tre, prindi apo kujdestari vizaton numrin tre sa hapësira e fletës A4 dhe fëmija me plastelinë modelon sfera të vogla dhe i vendos në vijat e vizatuara. Fëmijës i kërkohet të vizatojë edhe tri gjëra/sende për numrin tre.
Numri tre mund të modelohet sipas dëshirës edhe me materiale të tjera.
Detyra: Nxiteni fëmijën të kujtojë përralla apo tregime që kanë të bëjnë me numrin tre, p.sh., “Tre derrkucët”, “Tri fluturat” etj.
Kërkesë: Përralla “Tre derrkucët”, në vegëzën në vazhdim: https://www.youtube.com/watch?v=qJD6NhdYnlc
Shkarkoni fletën e punës KËTU.