Topi dhe katrori

Materialet dhe mjetet: Topa dhe katror me ngjyra dhe madhësi të ndryshme

Organizimi i aktivitetit: Ofroni fëmijës topa dhe katrorë të ndryshëm dhe lejojeni të luajë, t’i gjuajë lartë, të vrapojë, t’i kapë, t’i shtypë, etj. Në një kënd të dhomës në një karton të madh hapni një vrimë rrethore dhe një vrimë katrore e cila do të jetë në lartësi të fëmijës. Lejoni fëmijën të provojë  t’i vendosë deri sa ta gjejë formën e duhur. Provoni së bashku me fëmijën t’i klasifikoni katrorët në një shportë ndërsa topat në shportën tjetër. Numëroni se kush po vendos më shpejt në vende të caktuara topat dhe katrorët, duke krijuar kështu një sfidë të lezetshme mes prindërve dhe fëmijëve.

Sugjerim:

Fëmijët mund ta bëjnë këtë aktivitet edhe me forma të tjera.