Toleranca

Zhvillimi i aktivitetit: Për temën e sotme fëmija mund të përgatisë një poster apo ndonjë video me mesazhe për tolerancë. Fillimisht diskutoni me fëmijën se çfarë është toleranca dhe diskutoni rastet kur fëmija apo ju si prind jeni treguar tolerant.

Diskutoni me fëmijën që

Të qenit tolerant do të thotë:

  • Të mësuarit për t’i vlerësuar njerëzit është e dyanshme
  • Të mbash qëndrim kur dikush është jotolerant. (Shembull: kur është ngacmues)
  • Pranimi që të tjerët të mos mendojnë ashtu si ju mendoni.
  • Mosbërja e komenteve negative për përkatësinë etnike, besimet ose stilet e jetës së të tjerëve.

Tregoni tolerancën tuaj kur:

  • Shmangni gjykimet bazuar në mënyrën se si të tjerët vishen ose flasin.
  • Përdorni fjalë pozitive për t’i përshkruar njerëzit.
  • Përpiqeni për t’i kuptuar këndvështrimet e të tjerëve.
  • Takoheni me njerëz të rinj dhe kërkoni gjëra të cilat i keni të përbashkëta

  Mbas diskutimit, të dy së bashku bëni rrethin e tolerancës. Diskutoni në një rreth se çfarë keni të përbashkët me fëmijën dhe shënoni në njërin rreth dhe pastaj në rrethin tjetër çfarë dallimesh keni. Sigurisht që duhet të ndihmoni fëmijën në arritjen e dallimeve dhe të përbashkëtave. Këtë punim e vendosni në rrugën e paqes.