Ndjenjat sot

Zhvillimi i aktivitetit: Përpara gjumit, ju së bashku me fëmijën mendoni për një kujtim të lumtur dhe një të trishtuar nga dita. Mund të thoni diçka të tillë si për shembull: kujtimi më i lumtur i ditës time sot ishte shëtitja që bëra me ty në park, ndërsa pjesa që më mërziti më shumë ishte që nuk arrita të ndajë kohë për të lexuar. Pastaj pyeteni edhe fëmijën për të njëjtën gjë. Kjo rutinë ndihmon që ta mbani komunikimin e hapur me fëmijën, që fëmija të bëhet i vetëdijshëm për ndjenjat e veta duke e bërë që të mendojë për vetën dhe atë se si është ndjerë ai në periudha të caktuara të ditës. Me rritjen dhe zhvillimin e fëmijës shtoni edhe emocione të tjera, për shembull çfarë të bëri të ndjehesh i frikësuar, i zemëruar, etj.