Thuaje të kundërtën    

Loja me fjalë ” Thuaje të kundërtën”- zhvillon shkathtësitë e komunikimit, shqiptimin e drejtë të fjalëve, etj.

Loja luhet kështu – udhëheqësi i lojës e fillon lojën duke thënë “Dita”- fëmija duhet ta gjejë fjalën e kundërt të fjalës “Dita” e që është fjala ”Nata”. Nëse fëmija e qëllon, atëherë duhet ta thotë një fjalë së cilës duhet t’i përgjigjet udhëheqësi i lojës. Vazhdohet edhe me fjalë të tjera si: poshtë- lart, para- prapa, majtas-djathtas, mbi- nën, brenda- jashtë, afër-larg etj. derisa mund të gjeni fjalë të reja.

Më pas loja vazhdon duke e ndërtuar një labirint me karrige, litar, lodra, shirita ose gjësende të tjera të cilat gjenden pranë, ndërsa në natyrë mund të përdoren guralecë, shkopinj, etj.

Fëmija me sy të mbyllur duhet të kalojë nëpër labirint sipas udhëzimeve që i merr p.sh.: ec drejt, ec dy hapa para, kthehu majtas, vazhdo një hap para e kështu me radhë derisa ta gjejë daljen nga labirinti.

Loja mund të luhet edhe duke e vendosur një lodër diku në labirint  dhe fëmija me sy të mbyllur duhet ta gjejë duke i ndjekur udhëzimet se kah të ecë për të arritur deri tek lodra.