Rezultati i pritur: Fëmija arrin ta përfundojë aktivitetin përkundër pengesave që hasë gjatë plotësimit të tangramit.
Materialet dhe mjetet: Letër e bardhë A4, fleta me ngjyra, gërshërë, vizore.
Zhvillimi i aktivitetit: Në fletën e bardhë A4 vizatohen me vizore katrorë në të gjithë fletën (ndihmon prindi apo kujdestari). Në po të njëjtën madhësi të katrorëve vizatohen katrorë edhe në fletat me ngjyra. Katrorët në fletat me ngjyra priten në forma të ndryshme si në modelin e dhënë. Fëmija, format e fletave me ngjyra i rendit mbi letrën e bardhë. Fëmija, gjatë punës, respekton konturat e formave si parim për të formuar mozaikun.
Loja mund të luhet duke provuar mënyra të tjera të renditjes së formave.