Takohemi nga ekrani

Sot ia përkushtoni ditën familjarëve dhe shokëve apo shoqeve për të cilët fëmijën e  ka marrë malli.

– Përdorini pajisjet teknologjike që i keni në familje për të biseduar me të afërmit tuaj. Ua mundësoni fëmijëve që të bisedojnë edhe me video.

– Lejojini fëmijët që ta bëjnë një listë me njerëzit me të cilët duan të bisedojnë sot

– Thirrjen e tyre le ta bëjnë vetë fëmijët

– Biseda fillon me prezantimin: “Mirëdita, unë jam…..”

– Fëmija bisedon me të afërmit ose shokët/shoqet duke u treguar çfarë ka bërë këto ditë dhe çfarë planifikon të bëjë kur të takohen sërish bashkë

– Biseda përfundon me: “Falemnderit” dhe “Ditën e mirë”.

– Pas bisedës pyeteni fëmijën që t’ju tregojë se si është ndjerë gjatë bisedës me të afërmit dhe shokët/shoqet

– Nëse ka dëshirë fëmija mund ta punojë nga një kartolinë të vogël për secilin prej tyre, që t’ua japë kur të takohen së bashku. Kartolina mund të përmbajë një lule prej letre, një zemër, një flutur ose një fytyrë të qeshur….çfarëdo që fëmijën e bën të lumtur.