Çfarë mund të bëj unë?
Materialet dhe mjetet: pako kartoni, laps, gërshërë, rroba të fëmijës
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku më fëmijën shikohen fotografitë e dhëna në aktivitet. Bisedohet se çfarë po bëjnë fëmijët në fotografitë e dhëna. Prindi apo kujdestari pyet fëmijën: çfarë mund të bësh ti? Dhe fëmija për secilën foto deklaron “unë mund ta rregulloj shtratin tim, bëj gati rrobat për larje, pastroj dyshemenë, ushqej macen etj.”, dhe po ashtu tregon edhe për veprimet e tij/saj që nuk janë në fotografi por që i kryen. Për ato që fëmija deklaron se nuk mund apo nuk i kryen, bisedoni se pse duhet të t’i bëjë edhe ato veprime(punë), si mund t’i praktikojë dhe sa është e rëndësishme ndihma e tij/saj në familje.
Prindi apo kujdestari merr pakon dhe e përgatit sipas modelit të dhënë. Fëmija merr disa rroba të tij/saj dhe pas demonstrimit në fillim nga prindi e praktikon edhe vetë.