Si ta ruajmë ujin

Materialet e nevojshme: Për këtë aktivitet, prindërit do të duhet të punojnë së bashku me fëmijën një projekt të vogël për të përcjellë mesazhin e ruajtjes së ujit. Për këtë ata do të zgjedhin vetë se cilat janë materialet që u ndihmojnë për ta realizuar atë.

Zhvillimi i aktivitetit: Ky projekt mund të jetë në formën e posterit, eksperimentit, apo mund të jetë dhe në formën e një videoje të shkurtër në të cilën fëmijët përcjellin një mesazh për ruajtjen e ujit dhe ndalimin e keqpërdorimit të tij.