Dritat e bredhit
Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, ngjyra temper apo ngjyra të ujit, laps, kapak të shisheve etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret fletë e bardhë A4 dhe shikohet në model se cilat ngjyra duhet përdorur. Merren aq kapakë sa ngjyrat në model dhe mbushen me ngjyrat e kërkuara. Fëmija pikturon dritat duke ndjekur modelin. Gjatë pikturimit fëmija fillon me fjalët: ngjyra e parë është ngjyra e kuqe, pas të kuqes është ngjyra e verdhë, pas të verdhës ngjyra violetë, e kështu me radhë. Pas pikturimit të 3-4 ngjyrave, fëmija ndalon dhe krahason ngjyrat në modelin e dhënë me ngjyrat e pikturës së tij/saj, dhe pas përfundimit të ngjyrës së fundit të përdorur fëmija ndalon së krahasuari punimin e tij/saj me modelin, ai/ajo ndjek fillimin e përdorimit të ngjyrës së parë në pikturën e tij/saj, apo ndjek rendin e ngjyrave të vendosura në kapakë.
Nxiteni fëmijën të bëjë edhe modele të tjera me kapakë të shisheve, me figura gjeometrike etj.
Shkarkoni fletoren e punës KËTU.