Ecim dhe eksplorojmë
Fëmijëria e hershme është periudha ideale për të krijuar shprehi të mira të jetës
Lejojini fëmijët të dalin në natyrë çdo ditë nga 30 minuta dhe ata do ta ruajnë këtë shprehi gjatë gjithë jetës.
Sot, së bashku do të ecni dhe fëmija do të eksplorojë çkado që i duket interesante për syrin e tij/saj.
Do t’ju duhet vetëm që fëmija të jetë i veshur përshtatshëm [kapelja dhe uji] për të ecur në natyrë, një lopatë e vogël, një lente [nëse nuk keni lente mjafton të merrni një kavanoz me fundin e trashë], do t’ju duhet edhe një qese [fëmija mund të mbledhë gjëra me interes për të].
Sigurohuni që fëmija të ecën për së paku 15 minuta, e ndërsa ecën mund të ndalojë e t’i zbulojë gjërat që i interesojnë.