Qesja/shishja sensorike
Materialet dhe mjetet: qese të cilat mund të mbyllen; vaj gatimi, ngjyra uji, shkëlqyes me ngjyra të ndryshme, xhel për flokë, gjethe vjeshte, etj/
Organizimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën, sot krijoni një qese ose shishe sensorike me gjethe. Dilni së bashku jashtë në natyrë dhe lejojeni fëmijën të mbledhë disa gjethe dhe shkopinj të vegjël. Në shtëpi, të gjitha materialet e cekura më lart, i vendosni në tavolinë dhe fëmija [me ndihmën tuaj kur ju e shihni të arsyeshme] i hedh një nga një në qese ose në shishe. Në fund mbylleni mirë qesen ose shishen sensorike dhe lejojeni fëmijën të luajë e të manipulojë me të.