Zgjidh e luaj
Këto lojëra mund ti luani edhe jashtë në natyrë edhe brenda në shtëpi. Ne ju rekomandojmë jashtë në natyrë
Qesja sensorike e verës, është një lojë mjaft e pëlqyeshme për fëmijët. Mjafton që në një qese me ujë të vendosni objekte të vogla me ngjyra të ndryshme. Ju mund të vendosni edhe toptha të vegjël të cilët do të jenë kupat e akullores. Mbylleni qesen në mënyrë të sigurtë, dhe fëmija juaj do të kënaqet duke u përpjekur të bëjë akulloren ose duke krijuar figura të ndryshme me gjërat që janë brenda në qese.
Një tjetër lojë është loja e topave ose ballonave të ngjitura. Ballonat me ngjyra, ose topa të vogla prej letre ose topa të vegjël plastike, ngjitini në mur, ose në dyert e dollapit ose në korridor ose ku të dëshironi, mjafton që të jenë në lartësinë e trupit të fëmijës suaj.
Lejojeni fëmijën ti heqë prej aty e të provojë ti vendosë sërish disa herë. Përgëzojeni në përpjekjet që bën, stimulojeni të vazhdojë kur nuk arrin ti heqë, i thoni të lumtë kur i heq ose i vendos sërish.
Ju mund të krijoni edhe një rreth me topa, sikur në foto. Do t’ju duhet vetëm ngjitës letre i tejdukshëm dhe lloje të ndryshme të topave. Rrotullojeni ngjitësin disa herë tek rrethi i madh dhe pastaj vendosni në të topat. Lejojeni fëmijën të luajë vetë me rrethin me topa, ti heqë e ti vendosë sa herë të dojë.