Rezultati i pritur: Fëmija kap çorapët me kapëse për telin e tharjes
Materialet dhe mjetet: çorapë, tel i tharjes së rrobave (apo spango e fortë), kapëse rrobash për tharje, dy shporta.
Zhvillimi i aktivitetit: Një spango lidhet për dy objekte (p.sh. dy karrige largohen dhe skajet e spangos lidhen për karrige). Në një shportë të vogël vendosen kapëset e rrobave dhe në tjetrën çorapët. Në fillim merren dy palë çorapë për të shtuar më pas edhe me disa palë të tjera të çorapëve. Prindi apo kujdestari e demonstron dhe tani fëmija e provon vet. Herën e parë fëmija nuk përzgjedh çiftet e çorapëve, por herën tjetër fëmijës i kërkohet që të kapen çorapët duke u kujdesur që të jenë çifte.