Rezultati i pritur: Fëmija gjen fjalë të ndryshme me të njëjtin tingull.

Materialet dhe mjetet: Letër e bardhë me përmasa të mëdha (flipçart etj.), marker, shirit ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Letra e madhe shtrohet në dysheme dhe kapet në të dy anët me shirit ngjitës që të mos lëvizë gjatë shkrimit. Prindi apo kujdestari shkruan 3-4 shkronja apo edhe më shumë (5-6). Filloni me shkronjën e emrit të fëmijës si pikënisje. Më pas fëmija gjen një fjalë që fillon me të njëjtin tingull si emri i tij/saj dhe e tërheq vijën nga shkronja e parë për te e dyta. Kështu vazhdohet derisa të lidhen me vijë të gjitha shkronjat e njëjta. Por njëjtë veprohet edhe me shkronjat e tjera që janë në fletë të bardhë.