Rruga e kafshëve
Materialet dhe mjetet: enë e sheshtë, kripë/sheqer/miell/kos, kafshë-lodër.
Zhvillimi i aktivitetit: Përmes këtij aktiviteti fëmija mund të mësojë më shumë lidhur me konceptin e kafshëve të dëborës, të kuptojë konceptin e të shkruarit nga ana e majtë në të djathtë, të praktikojë forma dhe vija të ndryshme si dhe të pasurojnë fjalorin duke mësuar fjalë të reja lidhur me kafshët e dëborës.
Vendosni një shtresë të hollë kripë/sheqer/miell/kos sa të mbulojë enën. Pastaj në një copë letre bëni disa versione të vijave (të drejta, të lakuara, zig-zag) dhe vendoseni afër enës. Në njërin skaj të enës vendosni një objekt lodër apo improvizoni diçka që të simbolizojë shtëpinë e kafshës. Në skajin tjetër vendosni një kafshë dhe kërkoni fëmijës që nëpër vijën e vizatuar ta dërgoj kafshën në shtëpi. Praktikoni me vija të ndryshme.
Në fillim apo në fund të lojës lejojeni fëmijën ta prekë dhe të luajë me matërialin sipas dëshirës së tij.