Materialet e nevojshme. Një karton, kapëse të rrobave, ngjyra druri apo uji.
Zhvillimi i aktivitetit: Fillimisht e ndihmojmë fëmijën që të ndërtojë rrotën e kartonit duke vendosur në të forma me ngjyra të ndryshme. Po ashtu të njëjtën formë dhe ngjyrë e bëjmë edhe në kapëset e rrobave. Nuk është problem nëse fëmija nuk i bën format në mënyrë të përsosur. Me një gjilpërë me kokë, rrotën e vendosni në një vend ku mund të kapet e të rrotullohet, dhe gjithashtu vendosni një shenjë që tregon vendin se ku ka stopuar. Në momentin që përfundon rrotullimi, forma që ndalon tek pika e shënjuar , shërben që fëmija të gjej kapësen e cila ka të njëjtën formë dhe ngjyrë dhe ta vendosi në vendin e vet. Loja vazhdon derisa fëmija t’i përfundojë të gjitha kapëset. Nëse gjatë lojës rrota ndalon në një kapëse e cila është në vendin e vet, mund të bëni ndonjë veprim për të qeshur ju si prind, ose ti kërkoni fëmijës të bëj një gjë të tillë. ( imitim, shaka etj.)