Rregullat e arta
Sot fëmijët do të mësojnë për pesë rregullat e arta:
– Sot lexoni së bashku një tregim për rregullat në komunikacion. Ju mund t’ia tregoni fëmijës një tregim nga jeta juaj dhe ajo e fëmijës në komunikacion
– Gjatë tregimit përfshijeni edhe fëmijën duke ia kërkuar mendimin për situatat e ndryshme në tregim
– Vendoseni theksin tek rregullat e arta
– Në fund të tregimit kërkoni që fëmija t’ua thotë se cilat ishin rregullat e arta në tregim
– Më pas ai/ajo mund ta vizatojë secilën prej rregullave