‘Bisedojmë’ së bashku

Zhvillimi i aktivitetit: Babai ose kujdestari i fëmijës: përcaktoni një vend në shtëpi/banesë dhe një orar brenda ditës gjatë të cilit e merrni fëmijën tuaj në prehër dhe e filloni ‘bisedën’ me të. Kjo le të jetë koha juaj e përbashkët e bisedës babë/kujdestar e bir/bijë.

Kujdesuni që të flisni me radhë, pra nëse fëmija fillon t’ju përgjigjet me gugatje apo tinguj ju ndërpriteni fjalën tuaj. Kur ai/ajo ndalon, ju e vazhdoni bisedën. Në bisedën me fëmijën ka shumë rëndësi intonacioni i zërit tuaj dhe jo ajo çka thoni. Le të zgjasë kjo bisedë deri në 10 minuta, më pas falënderojeni fëmijën dhe largohuni nga vendi. Ndihmojeni fëmijën ta ndërlidhë vendin me kohën e bisedës suaj – kështu do ta krijoni rutinën e kohës suaj të përbashkët për bisedë.