‘Flasim’ për emocionet
Zhvillimi i aktivitetit: Edhe para se fëmijët t’i përdorin fjalët, nëse ju u rrëfeni përvojën e tyre emocionale, kjo i ndihmon fëmijët që t’i lidhin ndjenjat e tyre me fjalët. Sot bëhuni pasqyra e tyre: reflektoni emocionet e tyre, jo domosdoshmërisht t’i imitoni saktësisht. Bëjeni fytyrën ashtu siç e bën fëmija juaj dhe më pas emërtojeni emocionin përkatës me zë të qetë e të butë. Kur tregoni me shprehjen dhe zërin tuaj se i kuptoni ndjenjat e tyre, ju e ndihmoni fëmijën tuaj të marrë pronësinë e përvojës emocionale. Përgjigjuni vokalizimeve të tij/saj, kur foshnja bën zhurmë ose lëshon tinguj. Bëni me kokë dhe përgjigjuni sikur po e kuptoni se çfarë po përpiqet të thotë. Ata e mësojnë mirë bisedën edhe para se të fillojnë të flasin.
Shumë e rëndësishme për ju prindër: Mësoni t’i jepni hapësirë foshnjës suaj kur ai / ajo nuk është në gjendje të luajë dhe është i mbingarkuar ose i irrituar. Flisni butë, përqafojini dhe lëkunduni lehtë me ta para dhe mbrapa për t’i ndihmuar të pushojnë e të qetësohen.