Piktura ime
Materialet dhe mjetet: letër për vizatim, ngjyra uji, paletë ngjyrash, brushë, fletë e bardhë, kripë, foli najloni, gotë, ujë.
Zhvillimi i aktivitetit: Letra për pikturë duhet e jetë e fortë, e bardhë dhe e lëmuar (në mungesë, mund të përdoret edhe letër e bardhë e thjeshtë). Ngjyrat e ujit e kaltër dhe ngjyrë vjollce derdhen në paletë dhe një gotë mbushet me ujë. Me brushë marrim disa pika ngjyrë të kaltër të cilat më pas i shpërndajmë me brushë në gjysmën e sipërfaqes së fletës së punës. Ngjyra e derdhur duhet të jetë e bollshme që kur të hedhim sipër folinë e najlonit të ketë mundësi të formohen vija e forma të ndryshme duke e shtypur me gishtërinj. Pasi të hedhet folia e najlonit mbi gjysmën e punimit, vazhdohet me gjysmën tjetër të pikturës me ngjyrë vjollcë duke e shtrirë mbi gjithë sipërfaqen e mbetur. Pasi të jetë hedhur ngjyra, mbi sipërfaqen e mbetur spërkatet me disa kokrra kripe dhe sipër hedhet foli najloni duke e shtypur me gishtërinj. Lihet për disa minuta të qëndrojë ashtu dhe me kujdes largohet folia e najlonit.