Pikat e shiut
Rezultati i pritur: Të emërtojë vizatimin që del nga bashkimi i pikave të shiut
Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, laps, ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi së bashku me fëmijën marrin nga një letër të bardhë A4 dhe me laps imitojnë rënien e pikave të shiut tik-tak, tik-tak me një ritëm të ngadaltë dhe duke shkuar gjithnjë e më shpejt. E gjithë fleta mbushet me pika. Pasi fëmija ta ketë mbuluar gjithë fletën me pika, kërkoni nga fëmija që t’i lidhë këto pika me një vijë të drejtë apo të lakuar. Pastaj kërkoni nga fëmija nëse mund të gjejë ndonjë figurë nga këto vija të bashkuara. Nëse e vëren ndonjë figurë, ai/ajo mund ta theksojë duke e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, e nga kjo shihet imagjinata e fëmijës.