Pica ime
Materialet dhe mjetet: miell, ujë, kripë, pluhur për pjekje, salcë domateje, djathë për pica dhe materiale të tjera sipas dëshirës.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot gatimi në shtëpi do të bëhet me qëllim të përgatitjes së një pice sa më të madhe për të gjithë familjen. Fillimisht krijoni brumin me miell, ujë te vokët, pluhurin e pjekjes. Lëreni brumin të pushojë për 10 minuta dhe pastaj e hapni sa është tepsia. Ndihmojeni fëmijën që të krijojë hapësirën për secilin anëtar të familjes dhe lejojeni të bëj mbushjen sipas preferencave të secilit. E ndihmoni fëmijën që të përmbush preferencat e secilit anëtar të familjes.
Ndërkohë që përgatitni picën flisni me fëmijën se cilat janë ushqimet e tij të preferuara dhe ato jo të preferuara. Inkurajojeni qe t’i vizatojë dhe futë në vagonin e ushqimeve.
Fëmija mund të vizatojë edhe në muret e vagonit, ose në një fletë të bardhë, t’i pres me gërsherë dhe t’i gjuaj brenda ne vagon. Kur të jenë duke ngrënë picën, fëmija tërheq një ushqim dhe pyet anëtarët e familjes të gjejnë nëse është i preferuari apo jo i preferuari tij apo saj.
Kur të gjithë anëtarët ulen për të ngrënë picën ata duhet të tregojnë se cilat janë ushqimet e tyre të preferuara dhe cilat prej tyre janë të shëndetshme.