Përralla ime
Materialet dhe mjetet: tri fleta të bardha A4.
Zhvillimi i aktivitetit: Së pari fëmijës i jepet një fletë e bardhë A4 dhe i kërkohet të vizatojë një vijë të drejtë, në fletën e dytë një vijë të lakuar dhe në të tretën vija të thyera. Pastaj çdo fletë do ta plotësojë me vizatime sipas asaj në çka i ka kujtuar ajo vijë. Pasi të ketë vizatuar të tria vizatimet, shikohen me kujdes dhe mendohet një përrallë, ku mund të ndërrohet radhitja e vizatimeve. Dhe në fund fëmija e përshkruan përrallën duke lidhur ndonjë situatë nga të tri vizatimet.