Pasqyra ime

Materialet dhe mjetet: Fleta me ngjyra, gërshërë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren disa letra me ngjyra të cilat prehen në rrathë, nga dy rrathë për secilën ngjyrë. Përgatiten edhe gjurmët e këmbëve me një letër të ndryshme nga ato të rrathëve. Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e është në rolin e pasqyrës. Ulet dhe vendos gjurmët e tij/saj. Fëmija qëndron ulur përballë dhe vendos gjurmët e këmbëve në dysheme dhe mendon se si duken gjurmët para pasqyrës. Pasi të gjejë simetrinë e gjurmëve të këmbëve, prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e vendos letrat me ngjyra përreth gjurmëve. Fëmija mundohet t’i rendisë fletët me ngjyra sipas modelit të dhënë nga prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e duke e respektuar simetrinë. Sipas dëshirës, loja mund të vazhdojë duke ua ndërruar vendet letrave me ngjyra.

Nxiteni fëmijën të krijojë figura para pasqyrës dhe mbi pasqyrë.