Kuti dyshe

Materiali i nevojshëm: karton apo kuti e gatshme, letër apo ndonjë dekorim që keni.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot uluni së bashku më fëmijën dhe punoni dy kuti apo merrni kuti që keni në shtëpinë tuaj, siç janë ato të letrave të dorës. I kërkoni fëmijës që të vizatojë në copa letrash diçka që dëshiron t’i thotë babait. Fillimisht babai e bën këtë veprim vet, p.sh. vizaton zemrën, yllin, lulen apo çfarëdo që mendon se mund ta gëzojë fëmijën dhe e palos dhe e fut në kuti.

E tërheq një letër dhe thotë me zë të lartë atë që ka vizatuar dhe e shpjegon me fjalë. Lule – Unë të kam lule, se je e bukur dhe delikate. Dhe kështu vazhdon me letrat e tjera. Pasi përfundon babai, duhet të fillojë fëmija.

Ofroni mundësi fëmijës për të treguar lirshëm sipas imagjinatës së tij/saj.

Përmes këtij aktiviteti, fëmija mund të mësojë fjalë të reja, për të shprehur dashurinë që ka për babanë.