Mjetet e nevojshme: Kapëse, makarona, shishe të plastikës, gota, kub, kuti plastike
Aktiviteti: Mësoni fëmijët tuaj gjithmonë t’i vendosin lodrat e tyre në kutitë e caktuara.
Shembull: Makaronat, kapëset dhe kubet i vendosim të përziera në tokë. Fëmijët do të kenë mundësi t’i prekin, njohin dhe të bëjnë diferencimin e objekteve. Pak më larg, në kutinë plastike vendosni vetëm një kub, në shishen plastike vendosni vetëm një makaron, dhe në gotën plastike vendosni vetëm një kapëse.
Fëmija në formë loje do të shkoj të vendos secilën nga to në vendin përkatës.
Loja mund të bëhet me më shumë se një fëmijë, duke bërë gara. Kutitë mund t’i vendosni në të dy anët, dhe fëmijët do të garojnë me shpejtësi, duke marrë objektet e caktuara në tokë të shkojnë deri tek vendi ku duhet ta dorëzojnë.