Mjetet e nevojshme: Fleta të bardha, ngjitës, pincetë, pambuk me ngjyrë të verdhë, kafe, dhe të pembe.

Aktiviteti: Fëmijët i duan akulloret për shkak të shijeve që i kanë. Do të ishte ideale sikur të përzgjedhin shijet e tyre të akulloreve të preferuara edhe në fletat e bardha të cilat duhet t’i përgatisin.
Si mund ta bëjmë këtë: Vizatoni në fletat e bardha  vetëm kornetin e akullores. Mbi të lyeni me ngjitës dhe përdorni pincetën për të marrë pambukun e rrumbullakët dhe për ta vendosur mbi kornetin e akullores. Lejoni fëmijët të marrin cilëndo ngjyrë që dëshirojnë, duke e lidhur me shijen e akullores që e pëlqen. Mund të marr gjithë pambukun e verdhë për shkak  të shijes së bananes, ose të përzier me kafe për shkak të shijes së çokollatës.
Fëmija do të vazhdojë të kënaqet me aktivitetin dhe të njëjtën kohë përmes këtij  aktiviteti, ju po zhvilloni tek fëmijët aftësitë motorike në mënyrën e duhur.