Mjetet e nevojshme: Një kuti blloqesh domino, në formë të kafshëve dhe pemëve, zile e vogël kumbuese.

Aktiviteti: Të gjithë fëmijët ëndërrojnë kopshtin zoologjik, sepse kafshët janë të preferuarit e tyre. Mundësoni atyre një aventurë magjepse duke krijuar së bashku kopshtin në mënyrë zinxhirore.
Përmes kësaj loje, fëmijët do të përvetësojnë aftësitë motorike, arsyetimin hapësinor, përqendrimin, durimin dhe planifikimin e lojës.
Blloqet domino do t’i rendisni sipas preferencave të fëmijëve, duke u mundësuar atyre të shpalosin idetë e tyre, dhe të krijojnë kopshtin e tyre të preferuar. Pas përfundimit të renditjes, mundësoni fëmijës t’i rrëzojë të gjitha blloqet vetëm me një domino të vetme. Le të kënaqen duke shikuar krijimin e kopshtit dhe ndryshimin e tij në fund.
Shembulli 2: (në rast të mungesës së blloqeve domino, ju mund të krijoni kopshtin zoologjik me gjëra të tjera, kafshë të vogla të plastikës apo drurit, dhe blloqe të tjera të tilla si kubet, dhe është e rëndësishme ta provoni në mënyrë kreative).