Materialet e nevojshme: tepsi apo enë e rrafshet, flete/fletore, markerë, plastelinë
Aktiviteti: Nëse dëshironi që fëmijët të mësohen në të ardhmen të mbajnë një mjet shkrimi në duar pa vështirësi, duhet që tani të zhvillojmë muskujt e duarve e tyre në mënyrë që të jenë të suksesshëm. Ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm për ndërtimin e forcës së duarve në mënyrë që t’i përgatisim ata. Shkruani disa numra dhe shkronja me marker në një tepsi apo enë më të rrafshët ku mund të shihen mirë. Dhe ju së bashku me fëmijën krijoni të njëjtat me plastelinë dhe vendosini në vendin e njëjtë. Këto aftësi janë të domosdoshme për këtë moshë të fëmijëve, andaj mësoni me ta duke u argëtuar.