Orkestra ime
Sot përgatituni për koncert dhe për zhurmë :).
Për këtë aktivitet përdoren materiale të cilat gjenden në shtëpi për të krijuar një numër të caktuar të veglave muzikore. Pastaj, me produktet e mbledhura, familja mund të organizojë një koncert të vogël brenda shtëpisë. Për të krijuar një daulle në kushte shtëpie, mund të përdoren tre ose katër sende me fund të rrumbullakët si dhe letër kuzhine. P.sh. një tenxhere, një tas plastike, një pjatë etj. Kthehen përmbys dhe iu vendoset letra e pjekjes, ose një pecetë e cila shtërngohet me një pe ose llastik. Me një lugë të drurit,ose laps ose shkop, fëmija iu bie daulleve dhe dëgjon nëse tingulli ndryshon. Ndërkohë, mund të përdoren shishe të ndryshme për t’iu fryrë dhe për të parë nëse ndryshon tingulli gjithashtu. – Fëmija, me ndihmën e prindit, mund të përdorë 7 pipa me të cilët pijnë lëngjet fëmijët.
– Pipat priten sipas madhësisë, i pari 2 cm, i dyti 4 cm, e kështu me radhë. Pastaj, fëmijët i ngjisin me ngjitës të letrës.
– Gjithashtu, mund të përdoren edhe shishet e qelqit për të krijuar muzikë me to duke iu rënë më një lugë të metalit dhe një të drurit. Të gjithë mund të angahohen për të krijuar një orkestër të vogël brenda shtëpisë.