Rezultati i pritur: Fëmija shpreh kureshtje për të parë se si ndërveprojnë Toka dhe Dielli
Materialet dhe mjetet: Një shkop, disa gurë, shkumës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Në një ditë me diell, ku theksohet më shumë hija, së bashku me fëmijën bisedoni për hijen, vëzhgoni hijen tuaj. Pse ndodh hija? Si lëviz Toka? etj. Merret një shkop i cili ngulitet në tokë apo në ndonjë material që të mund të qëndrojë drejt vertikalisht. Rreth shkopit vendosen disa guralecë në formë rrethi, si ora e rrumbullakët. Është mirë që ora diellore të punohet paradite në mënyrë që të mund të vëzhgohet lëvizja e hijes së shkopit nëpër guralecë.
Sipas dëshirës, nëpër guralecë mund të shënohen edhe numrat apo në çdo orë fëmija të shohë hijen e vet se si ka lëvizur vendin nga një orë më parë.