Materialet e nevojshme: Makina apo edhe topa apo edhe çorape për t’i përdorur si makina
Zhvillimi i aktivitetit: Vizatojmë në një letër të madhe apo në pllaka të kuzhinës apo edhe në oborr, një parking si në foto dhe me vija të ndara. Qëllimi i lojës është që fëmija të përcjellë storjen që ju e tregoni dhe ta përshtasë atë me numrat që kërkohen në storjen tuaj. Filloni me storjen dhe shpjegoni fëmijës suaj aktivitetin, unë do të tregoj ty një storje të një djaloshi dhe ti duhet të veprosh ashtu si ai, cilin numër e përmend unë ti i vendos makinat në atë parking pa diskutuar me mua dhe pa më pyetur edhe njëherë për numrin, duhet të koncentrohesh dhe ta dëgjosh me vëmendje storjen.
Na ishte një herë një djalë, i cili e kishte filluar ditën e tij në punën e re, si udhëheqës i një parkingu. Ai ishte shumë i emocionuar dhe priste të vinin makinat që secilit të ia gjente vendet e duhura. Menjëherë i erdhën dy makina, një e kuqe dhe një e kaltër, të kuqen e drejtoi te parkingu numër 10 dhe të kaltërtën e drejtoi te parkingu numër 4, kështu menjëherë të dera u drejtuan edhe 3 makina të radhës. Ai e drejtoi të ziun në numrin 2, makinën e madhe te numri 7 dhe kamionin te numri 8. Fëmija duhet të ju përcjellë në mënyrë që të caktojë veprimet dhe sjelljet në bazë të koncentrimit të tij duke dëgjuar storjen. Vazhdoni ashtu siç e dëshironi storjen derisa mbushen numrat e pse jo ti nxirrni përsëri nga parkingu dhe t’i fusni prap në mënyra të ndryshme.