Materialet e nevojshme: Letra dhe laps

Zhvillimi i aktivitetit:

Prindi në një letër shkruan të gjitha numrat nga 1 deri në 10, dhe fsheh numrat nëpër cepe të ndryshme të shtëpisë, numrin 10 për fund e fsheh në një vend shumë të lartë ku shumë vështirë mund ta gjen. Qëllimi është që sa herë e gjen një numër e radhit në tokë sipas radhës së numrave duke e kërkuar deri në fund edhe numrin 10. Prindi do të jetë udhërrëfyesi i fëmijës për ti gjetur numrat deri ne fund, dhe ti ndihmojë se si e kanë radhën nëse fëmija ka vështirësi për një gjë të tillë.