Noton apo fundoset (zhytet)
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ofroni mundësi fëmijës që të luajë me lule dhe ujë. Së bashku me fëmijën dilni për një shëtitje në natyrë. Me vete merrni edhe një shportë në të cilën do t’i vendosni lulet dhe gjethet që do t’i mblidhni gjatë shëtitjes.
Mbushni një enë të thellë me ujë, dhe afrojani fëmijës që t’i vendosë në të lulet e mbledhura. Pyeteni nëse lulja noton në ujë apo fundoset në fund të ujit. Përdorni ndonjë objekt të rëndë për t’i shpjeguar fëmijës konceptin e fundosjes/zhytjes. Pastaj, lejoni fëmijën që të eksperimentojë me lulet dhe ujin. Më vonë ofroni edhe enë të ndryshme, në mënyrë që fëmija të zhvillojë lojë imagjinare.