Çfarë është e shëndetshme?
Materialet dhe mjetet: fotografi të ndryshme në libra apo revista.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e bashkëbisedon me fëmijën për ushqimet që janë të shëndetshme dhe ato jo të shëndetshme. Bashkëbisedimi mund të bëhet edhe përmes lojës me fjalë, lojës me role, p.sh. merret një libër apo revistë dhe së bashku me fëmijën komentohen fotografitë. P.sh. fotografitë komentohen si në vijim:
Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e: kjo vajza po pi ujë, ushqim i shëndetshëm apo jo i shëndetshëm?
Fëmija: I shëndetshëm sepse nuk mund të qëndrojmë pa pirë ujë.
Fëmija: Kjo vajza po ha çokollatë?
Prindi: Ushqim jo i mirë sepse i prishen dhëmbët etj.
Loja mund të luhet edhe pa përdorimin e librave apo revistave, ku si shembull mund të merren veprimet e fëmijës dhe ushqimet që i konsumon. P.sh.:
Prindi: Shumë kohë në telefon, a është veprim i mirë? (përgjigjet fëmija duke dhënë arsyen se pse nuk është)
Fëmija: Të hash një mollë? (përgjigjet prindi/ kujdestari/-ja ligjor/e)
I gjithë bashkëbisedimi bëhet sipas dëshirës së fëmijës dhe prindit.
Nxiteni fëmijën të gjejë edhe veprime të shëndetshme dhe jo të shëndetshme përveç ushqimeve. (qëndrimi në telefon, gjimnastika etj.)
Shkarkoni fletën e punës KËTU.