Materialet e nevojshme: fletë/fletore, laps
Aktiviteti: Të gjithë e kuptojnë faktin që fëmijët vijnë në këtë botë për t’u dashur. Ata e ndjejnë nevojën për t’u ndjerë të dashur, të dëgjuar e të respektuar. Andaj, ju duhet të jeni gjithmonë të vëmendshëm për ndjenjat e fëmijëve tuaj. Si mund të kuptojmë më tepër për mënyrën se si ndihen fëmijët tanë? Të shprehurit jo gjithmonë mund të ketë sukses pasi fëmijët nganjëherë e kanë të vështirë të shprehin me fjalë atë që ndjejnë. Atëherë, bëjmë një vizatim të thjeshtë, për të vazhduar pastaj fëmija të vizatojë emocionet e tij. Merrni një fletë të bardhë, dhe bëni vetëm gjysmën e fytyrës, në mënyre që fëmija të plotësojë pjesën tjetër. Pra ai do të vizatojë mënyrën se si po ndihet, lëreni të lire në përzgjedhje pasi që pavarësimi është ai që i bën të zgjuar dhe kureshtar. Ju mund të kuptoni shpesh herë shumë më tepër përmes vizatimit, andaj mundësoni fëmijëve tuaj aktivitete të tilla.