Materialet e nevojshme: Qese ushqimore që mbyllet, miell, ujë dhe ngjyrues.
Qesja ndijore është e përkryer për t’i praktikuar shkronjat, numrat, shkrimin e emrave, vizatimin e figurave, formave dhe fjalëve. Fëmija juaj mund t’i praktikojë lëvizjet e duarve dhe gishtërinjve për zhvillimin paraprak të shkrimit në çantën e butë.
Ka kaq shumë mënyra të cilat mund t’i përdorni së bashku me fëmijën për ta përgatitur një qese ndijore, duke përdorur ngjitës, xhel për flokë, vaj për fëmijë ose krem rroje. Sot ju do ta përgatisni me tre përbërës që gjenden në çdo shtëpi, duke përdorur miell, ujë dhe ngjyra ushqimore.
Për një qese ndijore do t’ju duhet 1 filxhan miell, 6 lugë gjelle ujë dhe ngjyra ushqimore. Do t’ju duhen gjithashtu qese me mbyllje (22 cm x 22 cm), shirit ngjitës dhe një tas i vogël për përzierje.
Rregulloni sasinë e miellit dhe ujit nëse përdorni një qese më të vogël ose më të madhe me mbyllje. Pasi të keni përfunduar, vendoseni qesen ndijore në një tavolinë dhe lejoni fëmijën ta përdor gishtin, furçën e butë të bojës ose një pastrues veshësh për ta shkruar emrin, shkronjat, numrat dhe format tuaja. Lejojeni fëmijën ta eksploroj qesen ndijore për një përvojë shqisore dhe të zbuloj se çka ndodh derisa e shtrydh, shtrëngon, shtypë, etj. Fëmija ndihmohet në këtë mënyrë t’i kuptojë shkakun dhe pasojën përmes ndijimeve shqisore.