Materialet e nevojshme: Koha e caktuar për të folur me fëmijën tuaj.

Historitë familjare pasurojnë marrëdhëniet midis prindit dhe fëmijës.

Uluni së bashku me fëmijën dhe tregoni që do të kaloni një kohë të veçantë duke treguar për familjen tuaj. Tregojini fëmijës suaj histori për prindërit dhe gjyshërit tuaj. Ju madje mund t’i vendosni këto histori në një libër dhe të shtoni fotografi të vjetra familjare.

Lëreni fëmijën tuaj gjithashtu t’ju tregojë kujtimet të cilat i ka nga ditë të veçanta, të tilla si festat, ditëlindjet dhe pushimet familjare.

Tregoni kohën kur keni qenë i vogël. Përshkruani gjërat që kanë ndodhur në shkollë duke përfshirë mësuesit dhe lëndët që po studionit. Flisni për vëllezërit, motrat ose miqtë tuaj.

Shkruani ju si prind një ditar udhëtimi me fëmijën tuaj për të krijuar një histori të re familjare. Ky aktivitet mund të ndodh gjatë një jave. Regjistrimi i ngjarjeve të ditës dhe ngjitja e fotografive në ditar e ndihmon fëmijën të krijoj historinë e tij/saj të familjes. 

Kur fëmijët dëgjojnë tregime, ata dëgjojnë zërin e tregimtarit. Kjo i ndihmon ata t’i dëgjojnë fjalët kur mësojnë të lexojnë me zë ose aftësinë e tyre të tregimit.