Kapela ime me shqiponjë
Materialet dhe mjetet: fletë e kuqe A4 (apo e bardhë), ngjyra temper apo të ujit, gërshërë, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret një letër e kuqe apo e bardhë. Në një pjatë hedhet ngjyrë e ujit apo temper, e zezë (nëse përdoret letra e bardhë A4 mund të ngjyrosen të dy duart, njëra me ngjyrë të kuqe, e tjetra me ngjyrë të verdhë). Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e e ndihmon fëmijën t’i vë duart në pozitat e kërkuara për të formuar shqiponjën dykrerëshe.
Punimi lihet që të thahet dhe pastaj prindi me laps vizaton vijat për formën e kapelës dhe fëmija pret me gërshërë nëpër vijat e vizatuara. Pas prerjes ngjiten me ngjitës pjesët e kapelës dhe vendoset në kokën e fëmijës.
Sipas dëshirës mund të lexohet poezia “Flamuri” Si rreze rrezon/ si dielli ndriçon/ flamuri shqiptar/ në zemër qëndron/E dua unë/ e duam ne/ për të këndojmë me gëzim e hare/.
Shkarkoni fletoren e punes KËTU.