Bredhi im
Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, ngjyra temper apo të ujit, pjatë plastike etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e vizaton një bredh të thjeshtë
Bashkëbisedohet me fëmijën duke e pyetur “Çfarë forme ka bredhi? Cila pjesë e bredhit është më e gjerë e cila është më e ngushtë?”. Merret fleta e bardhë dhe bashkë me fëmijën matet me duar se me sa gjurmë duarsh mund ta pikturojmë bredhin. Pastaj pyetet: “Po tani, për ta bërë formën e bredhit, sa gjurmë duarsh mund të vendosim në rendin e dytë? Sa në rendin e tretë?”. D.m.th., para se të fillohet të punohet, të bëhet matja. Më pas merret ngjyra e gjelbër dhe fëmija pikturon bredhin me duar.
Shkarkoni fletoren e punës KËTU.