Historia ime
Kufizimet e kësaj periudhe mund të kapërcehen me lehtësi nëse ju dhe fëmijët tuaj arratiseni së bashku në botën e librave.
Caktoni një hapësirë në shtëpi [një kënd të vogël] dhe nxiteni fëmijën tuaj që ta kthejë atë kënd në librarinë e tij/saj.
Le t’i vendosë aty librat që i ka dhe le ta rregullojë ashtu siç atij/asaj i pëlqen.
– Ju mund ta ‘lexoni’ një tregim së bashku ose në mënyrë të pavarur.
– Fëmijët mund të “fluturojnë” nëpër libra dhe t’i “lexojnë” figurat, të tregojnë për ato që shohin në ilustrime ose figura, etj.
– Ju mund t’i kërkoni fëmijës që ta tregojë historinë e tij/saj apo të ndonjë shoku/shoqeje duke filluar me ‘na ishte njëherë…’.
– Nëse libri ka figura, mund t’i ngjyrosni së bashku.
– Po ashtu ju mund të bëni sikur po i imitioni kafshët apo objektet e ndryshme që janë pjesë e tregimit.
– Rolin kryesor dhe idetë lërjani fëmijëve…
Kjo lojë zhvillon të menduarit, imagjinatën, kreativitetin, komunikimin, dëshirën për librin, si dhe i zhvillon emocionet pozitive.